Please enter at least 3 characters.

Zidane: Më vështirë ta fitosh La Ligan sesa Ligën e Kampionëve

2018/05/Zidane-1.jpg
265:"MADRID, SPAIN - MAY 01: Zinedine Zidane manager / head coach of Real Madrid during the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between Real Madrid and Bayern Muenchen at the Bernabeu on May 1, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se është më e vështirë për të fituar La Ligan sesa Ligën e Kampionëve

Real Madridi po  përgatitet të udhëtoj drejt kampionëve të Barcelonës për El Clasicom e të së dielës mes dy skuadrave më të mëdha spanjolle.

Mbretërit në këtë El Clasico vijnë pa pretendime pasi Barcelona veçse është shpallur kampion, ndërsa Reali edhe pse kanë dështuar të luftojnë për titull, ata kanë siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Reali ka lulëzuar në Evropë dhe po përgatiten për një finale me Liverpoolin në garën kryesore të klubeve të Evropës, duke mundur më parë Bayern Munichun në gjysmëfinale.

Zidane po tregohet si trajner i madh te Reali (Getty Images)

Zidane, megjithatë, beson se sfida e ruajtjes së performancës së lartë në 38 ndeshje është më e vështirë sesa fitimi i Ligës së Kampionëve.

"Është më e vështirë. Gjithmonë e kam thënë këtë: është më e vështirë [ta fitosh La Ligan sesa Ligën e Kampionëve],", ka thënë Zidane kur u pyet për ndryshimin midis La Ligas dhe garës evropiane.

Ndryshe, Reali e ka fituar tri herë në katër vitet e fundit trofeun e Ligës së Kampionëve, teksa ka thyer një rekord duke e fituar dy herë radhazi atë.

Los Blancos janë rrugës për të fituar trofeun e 13-të të Ligës së Kampionëve, pasi shihen si favorit kundrejt Liverpoolit në finalen e Kievit me 26 maj. /Telegrafi/