Please enter at least 3 characters.

Zidane: Juve është përmirësuar, Reali ka shanse të fitojë prapë titullin

2018/04/Zinedine-Zidane-Eibar.jpg
247:"EIBAR, SPAIN - MARCH 10: Head coach Zinedine Zidane of Real Madrid reacts during the La Liga match between SD Eibar and Real Madrid at Ipurua Municipal Stadium on March 10, 2018 in Eibar, Spain . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur para ndeshjes kundër Juventusit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Francezi beson te fitorja edhe pse Zonja e Vjetër është përmirësuar këtë vit.

"Është një përballje speciale, sepse Real Madridi dhe Juventusi janë dy skuadra që kanë dhënë shumë”, ka thënë Zidane për UEFA.com.

(Foto: Getty Images)

"Por, posa të fillojë ndeshja unë nuk do ta mendoj këtë, vetëm se çfarë të bëjë për ta fituar ndeshjen".

"E dimë se ndeshja ndaj Juventusit do të jetë e vështirë pasi ata janë përmirësuar prapë këtë vit. Duhet të luash mirë në rast se dëshiron të kualifikohesh".

"Kjo skuadër ka rezultate të jashtëzakonshme dhe do tani do tentojmë ta mbajmë këtë traditë. Kemi shanse ta fitojmë prapë dhe të mbrojmë titullin", ka thënë Zidane.

Zonja e Vjetër pritet të ketë mungesa në fazën mbrojtëse, por jo dhe Los Blancos. /Telegrafi/