Zidane i lumtur me nisjen e sezonit të ri me fitore ndaj Celta Vigos
Zinedine Zidane është shprehur i lumtur pas nisjes së sezonit të ri në La Liga me fitore.
Real Madridi ka fituar në udhëtim te Celta Vigo me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të sezonit 2019/20 në La Liga.
Kjo fitore e ka bërë të lumtur trajnerin francez të Realit, Zidane, i cili u shpreh pas ndeshjes.
""Ne kemi luajtur mirë sot dhe si skuadër.Në mbrojtje ishim shumë mirë, dhe pastaj e dimë se çfarë mund të bëjmë kur kemi topin", ka thënë fillimisht Zidane.
"Jemi të kënaqur dhe të lumtur. Nuk do të ketë shumë ekipe që vijnë dhe fitojnë këtu te Celta.
"Jam i lumtur pas para-sezonit, i cili ishte i komplikuar për sa i përket rezultateve, por ishte i mirë për sa i përket punës".
"Ajo që është e rëndësishme është konkurrenca", përfundoi trajneri i Mbretërve. /Telegrafi/


