Please enter at least 3 characters.

Zidane e ka dhënë dritën e gjelbër për Alaban

2020/04/DavidAlaba-2.jpg
276:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 25: David Alaba of Bayern Munich reacts during the UEFA Champions League round of 16 first leg match between Chelsea FC and FC Bayern Muenchen at Stamford Bridge on February 25, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba, është lidhur shumë herë me Barcelonën në të kaluarën dhe vazhdon akoma, ndërsa në garë është përfshirë edhe Real Madridi.

Ndërkohë që bisedimet për rinovimin e kontratës me bavarezët kanë ngecur, e ardhmja e tij pritet të jetë larg nga Allianz Arena.

Bild shkruan se Alaba nuk e mohon mundësinë për ta vazhduar karrierën diku tjetër, duke qenë se joshet nga interesimi i klubeve, si Barca dhe Reali.

(Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Sipas gazetës gjermane, trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, gjatë verës do të bëjë ofertë për futbollistin austriak.

Legjenda franceze e konsideron 27-vjeçarin mjaft të dobishëm për ekipin e tij, ndërsa Bayerni është i vetëdijshëm se do ta ketë vështirë ta mbajë, nëse Reali bën ofertë. /Telegrafi/