Zhgënjejnë notarët kosovarë në Botëror
06/08/2015
Notarja më e mirë në vend, Rita Zeqiri, ka përfunduar e 46-ta nga 52 garuese në garën kualifikuese në 50 metra shpinë, duke e mbyllur garën për kohën 33.65 sekonda dhe ishte 5.99 sekonda më e ngadalshme se kinezja Yuanhui Fu, që regjistroi kohën më të mirë.
Ndërkohë, Meriton Veliu, një tjetër garues nga Kosova, në garën 100 metra stil të lirë, përfundoi i 109-i nga 115 garues sa përfunduan garën, duke e notuar këtë distancë për 1:00.41 minuta, shkruan zëri.
Asnjëri nga këta dy sportistë nuk kanë arritur të futen në mesin e notarëve që janë kualifikuar për gjysmëfinale.
Një ditë më parë, Lum Zhaveli përfundoi i 59-ti në kualifikime, stil bretkosë, kurse Flaka Pruthi të hënën e mbylli garën në 100 metra shpinë, në pozitën e 63-të.


