Zhduket një person në Novobërdë, rasti po hetohet
Foto: Ilustrim
19/06/2026
Një grua ka raportuar se fqinji i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten në fshatin Makresh i Epërm në Novobërdë.
“Fshati Makresh i Epërm, Novobërdë 16-18.06.2026 – NN. Me 18.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se fqinji i saj ,viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport. /Telegrafi/


