Please enter at least 3 characters.

Zhdrella: Do kthehem së shpejti

2016/01/zhdrella-do-kthehem-s-euml-shpejti_hd.jpg

Sfidë e vështirë për Bylbyl Sokolin, por që gjatë këtyre ditëve mund të marrë lajme të mira, pasi Mentor Zhdrella ka gjasa reale t’i kthehet në dispozicion prej një lëndimi që e la goxha gjatë jashtë fushave.

“Ende nuk jam 100 për qind i gatshëm, por besoj se do të kthehem së shpejti”, tha për “Zërin” futbollisti më i mirë në Kosovë, viteve të fundit.

Mungesa e Zhdrellës, përveç ekipit bardhekaltër, është vërejtur edhe te tifozët, që gjithnjë kënaqen me lojën e tij. /Telegrafi/