Please enter at least 3 characters.

Zgjedhjet e parakohshme, Lista Serbe sot vendos se a do të marrë pjesë

2018/03/lista-serbe-780x439.jpg

Lista Serbe ende nuk ka marrë vendim se a do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 6 tetot në Kosovë.

Kreu i Listës, Goran Rakiq bëri të ditur dje, se një vendim të tillë partia që ai e udhëheq pritet ta marrë sot.

“Pasnesër në mesnatë është afati i fundit për paraqitjen e listave, dhe unë mendoj se nesër, ne do të dalim me një pozicion përfundimtar për pjesëmarrje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Rakiq.

Ai kujtoi se qëndrimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për zgjedhjet në Kosovë është i njohur dhe se anëtarët e Listës Serbe janë në komunikim të vazhdueshëm me të. /Telegrafi/