Please enter at least 3 characters.

"Zgjedhje të parakohshme", opozita edhe sot bllokoi Kuvendin e Serbisë

2023/09/1693995758-Tan2023-09-0612102325_9-750x500-1.jpg
424:"Beograd, 6. septembra 2023. - Vanredna sednica Skupštine Srbije nastavljena je danas glasanjem za izbor novog èlana vlade, ministra privrede Slobodana Cvetkoviæa. Poslanici Skupštine Srbije danas su za novog ministra privede izabrali Slobodana Cvetkoviæa, koga je na tu funkciju predložila predsednica Vlade Ana Brnabiæ. Na fotografiji predsednik Skupštine Srbije, Vladimir Orliæ. FOTO TANJUG/ SAVA RADOVANOVIÆ/ bs
6:"TANJUG

Edhe sot në parlamentin serb ka pasur kaos dhe fyerje mes pozitës dhe opozitës, ku kjo e fundit po kërkon zgjedhje të parakohshme në të gjitha nivelet.

Opozita ka vijuar bllokimin e seancës, të cilën e ka nisur duke shfrytëzuar bilbilat për të bërë zhurmë, qëndrim përballë tavolinës së kryetarit dhe ngritje të pankartave, raporton nova.rs.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Serbisë, anëtarët e njësisë për sigurinë e personave dhe objekteve të caktuara ruajtën përfaqësuesit e shumicës qeverisëse, si ministra.

Në një mesazh në platformën X, kryetarja e grupit parlamentar “Pravac Evropa” dhe nënkryetarja e Partisë Liri dhe Drejtësi, Marinika Tepiq ka shkruar se janë të rrethuar nga sigurimi në parlament dhe se ministri i Brendshëm, Bratislav Gashiq, solli më shumë se 30 persona për t'i sulmuar.

“Aktualisht në Kuvend! RTS nuk e transmeton këtë, dhe mediat e tjera nuk lejohen në sallë! Sigurimi na rrethoi, duke qëndruar me duar të lidhura në “zinxhirë” si kriminelë. Gashiqi na solli më shumë se 30 njerëz, sepse populli i do. Ju nuk keni nevojë ta mbroni Kuvendin nga ne, ne e mbrojmë nga dhuna juaj”, ka shkruar Tepiq.

Ndryshe, Qeveria e Serbisë sot ka zgjedhur ministrin e ri të Ekonomisë, Sllobodan Cvetkoviqin. /Telegrafi/