Zero tolerancë, Reali e largon nga stadiumi tifozin që bëri përshëndetje naziste
Real Madrid ka larguar një tifoz nga stadiumi Santiago Bernabeu pasi ai u kap nga kamerat duke bërë një përshëndetje naziste para se të filloj ndeshja kundër Benficas.
Sipas njoftimit zyrtar, sigurimi i klubit reagoi menjëherë, identifikoi individin në fjalë dhe e nxori nga tribunat edhe para fillimit të takimit.
Klubi madrilen konfirmoi se janë iniciuar procedura disiplinore ndaj tifozit me qëllim përcaktimin e masave të duhura, në përputhje me rregulloret e brendshme të klubit.
Meanwhile, before @realmadrid vs @SLBenfica , some Real fans were openly doing Nazi salutes in the stadium.
In 2026. Before kickoff. In plain sight. Disgusting.
Let that sink in. Wow. pic.twitter.com/JKs7W5WiNy
— Petr Václavek (@petrvaclavek_29) February 25, 2026
Real Madridi përsëriti dënimin e tij të fortë ndaj çdo forme urrejtjeje, racizmi apo dhune, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm ndaj vlerave të respektit, bashkëjetesës dhe lojës së ndershme.
Gjithashtu, klubi njoftoi se do të bashkëpunojë me autoritetet përkatëse nëse është e nevojshme dhe do të ndërmarrë çdo masë shtesë për të siguruar që sjellje të tilla të mos kenë vend në stadium. /Telegrafi/


