Please enter at least 3 characters.

Zeneli shkëlqen pas rikthimit nga lëndimi dhe asiston në fitoren e Heerenveenit (Video)

2018/01/Zenelii.jpg

Arber Zeneli ka kaluar lëndimin që e la më shumë se dy muaj jashtë fushave.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës është rikthyer si protagonist tek skuadra e tij Heerenveen.

Bardh e kaltërtit ishin nikoqir të Sparta Roterdamit, ndërsa mitrovicasi e nisi ndeshjen nga minuta e parë.

Në minutën e 15-të pas një kundërsulmi të shpejtë, Zeneli asistoi bukur për sulmuesin Ghoochannejhad që barazoi shifrat në 1-1.

Ky ishte asistimi i tretë për reprezentuesin e Kosovës në elitën e futbollit holandez.

Përveç asistimeve, Arberi ka arritur të shënoj edhe dy gola këtë edicion në Eredivisie.

Fitorja e mbrëmshme e ka ngritur Heerenveenin në pozitën e shtatë në tabelë me 27 pikë të grumbulluara.

Në javën e ardhshme, Zeneli me skuadrën e tij do të jenë nikoqir të Twentes. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6dqzmo