Please enter at least 3 characters.

"Zemra e Sarajevës shkon në Palestinë", aktivistët dërgojnë një mesazh të fortë para tapetit të kuq të Festivalit të Filmit në Sarajevë

Në prag të fillimit të edicionit të 31-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë, aktivistët dërguan një mesazh të fortë para tapetit të kuq në mbështetje të popullit të Palestinës, kundër të cilit izraelitët po kryejnë gjenocid.

Përballë Teatrit Kombëtar të Sarajevës, ata shpalosën një banderolë që shkruante "Zemra e Sarajevës shkon në Palestinë", me një zemër të vizatuar me ngjyrat e flamurit palestinez. Ata mbanin qefije dhe valëvitnin flamujt e vendit.

Këta aktivistë kanë organizuar protesta në Sarajevë në disa raste, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe të botës ndaj gjenocidit kundër palestinezëve. Çdo të martë te Flaka e Përjetshme, lexohen emrat e fëmijëve të vrarë në Gaza.

Nga ana tjetër, një numër i madh personazhesh të famshëm po ecin sonte në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Sarajevë. Midis tyre janë aktorët Stellan Skarsgard dhe Simon McBurney.

Festivali i Filmit në Sarajevë do të hapet me premierën e filmit "Pavilion" të regjisores boshnjake Dina Mustafić. /Telegrafi/

Foto: DS/Klix.ba

Foto: DS/Klix.ba

Foto: DS/Klix.ba