Please enter at least 3 characters.

Zemaj e Suma flasin për situatën epidemiologjike në Han të Elezit

2020/09/119120474_3380693695310820_7418300424652813965_o.jpg

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar takim me kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Gjatë këtij takimi Zemaj e Suma kanë diskutuar rreth situatës epidemiologjike, respektimin e masave parandaluese si dhe rritjen e kapaciteteve në shëndetësinë̈ primare.

“Duke falënderuar stafin menaxhues dhe personelin shëndetësor për përkushtimin dhe punën e palodhur që është duke bërë në këtë kohë të vështirë, konfirmoj se kjo QKMF do ta ketë përkrahjen time, do të mbështeten projekte të caktuara, e do te ofrohet ndihmë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Postimi i plotë i Zemajt:Para arritjes në Maqedoninë e Veriut ndalesa ime e parë ishte Hani i Elezit.Bashkë me kryetarin Refki Suma biseduam rreth situatës epidemiologjike, respektimin e masave parandaluese si dhe rritjen e kapaciteteve në shëndetësinë primare.Nërsa gjatë qëndrimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare/QKMF, me personelin mjeksor këtu shtjelluam në hollësi shqetësimet që ka krijuar virusi Sars Covid19, për menaxhimin e situatës si dhe projektet që do të realizojmë në të ardhmen.Duke falenderuar stafin menaxhues dhe personelin shëndetësor për përkushtimin dhe punën e palodhur që është duke bërë në këtë kohë të vështirë, konfirmoj se kjo QKMF do ta ketë përkrahjen time, do të mbështeten projekte të caktuara, e do te ofrohet ndihmë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.Në konkursit e fundit për shkollim specialistik, sipas kërkesave nga kjo komunë, iu kemi dhënë hapësirë disa kandidatëve, që do ndjekin specializimet për Mjekësi Familjare, Biokimi klinike, dhe do t´u shërbejnë qytetarëve të kësaj komune. /Telegrafi/