Please enter at least 3 characters.

Zelensky i bën thirrje NATO-s, që vendin e tij ta pranojë në Aleancën Veri-Atlantike

2022/06/1-347.jpg
287:"Ukraine's President Volodymyr Zelensky appears on a giant screen as he delivers a statement at the start of the first plenary session of the NATO summit at the Ifema congress centre in Madrid, on June 29, 2022. (Photo by GABRIEL BOUYS / AFP) (Photo by GABRIEL BOUYS/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje liderëve të vendeve anëtare të NATO-s, që ta pranojnë Ukrainën në Aleancën Veri-Atlantike.

“A nuk ka paguar mjaftueshëm Ukraina që t’i bashkohet NATO-s”, tha Zelensky, transmeton Telegrafi.

Duke iu adresuar të pranishmëve në Samitin e NATO-s që po mbahet në Madrid të Spanjës, përmes një videolinku nga Kievi, Zelensky tha se “kontributi i tyre për mbrojtje si të Evropës dhe mbarë civilizimin është i pamjaftueshëm”.

Në kohën kur ekziston një lloj “amullie” për rrugëtimin e Ukrainës për t’ju bashkuar Aleancës Veri-Atlantike, Zelensky kërkoi një lloj garancie.

“Kemi nevojë për garanci në aspektin e sigurisë nëse, dëshironi të gjeni një vend për Ukrainën në hapësirën e sigurisë. Është e mundur të shmanget zona “gri” dhe të ofrohet garancë për Ukrainën”, shtoi presidenti ukrainas.

Në anën tjetër presidenti amerikan Joe Biden është zotuar se Shtetet e Bashkuara do të rrisin prezencën ushtarake në Evropë, në kohën kur i tërë kontinenti po rrezikohet nga agresioni rus. /Telegrafi/