Zelensky diskuton planin e paqes me Von der Leyen
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se ka folur me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për planin e paqes të Ukrainës.
Ai gjithashtu ka biseduar rreth garancive të sigurisë që i duhen ukrainasve përpara se të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s.
Në Twitter, udhëheqësi ukrainas shkroi se “si pjesë e pjesëmarrjes sime në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, u takova me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen”.
“Ne diskutuam mënyra specifike për të zbatuar Formulën e Paqes të Ukrainës dhe për të konsoliduar mbështetjen globale për iniciativën e paqes të Ukrainës. U ndalëm edhe në temën e garancive të sigurisë që vendi ynë kërkon të marrë përpara se të bëhet anëtar i plotë i NATO-s”, pohoi ai.
Përveç kësaj, theksova nevojën për heqjen e pakushtëzuar të kufizimeve të eksportit për produktet bujqësore, përfundoi lideri ukrainas.
Ndryshe, Zelensky po merr pjesë në samitin e Komunitetin Politik Evropian, ku është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. /Telegrafi/


