Please enter at least 3 characters.

Zekiri: Ata që janë kundër uljes së rrogave të administratës, nuk e kanë kuptuar mirë situatën

2018/07/Muhamed-Zekiri-1-e1649419242768.png

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri për "TV21" tha se ato që reagojnë kundër propozimit për shkurtimin e pagave të funksionarëve dhe administratorëve, nuk e kanë analizuar situatën mirë.

"Ata që reagojnë në formë histerike qoftë parti politike ose individë të caktuar ata e tregojnë egoizmin e vetë dhe nuk e analizojnë situatën mirë dhe çfarë do të thotë nëse nuk ndërmarrin në kohë hapat e nevojshme për të kapërcyer një situatë të vështirë ekonomike që mund të jetë edhe më e rëndë", tha Zekiri.

Më herët Zoran Zaev propozoi që qeveri të shkurtojë pagat e funksionarëve dhe dhe të punësuarve në sektorin publik, si masë me ballafaqimin me gjendjen e coronaviursit në vend./Telegrafi/