Please enter at least 3 characters.

Zbulohet misteri i njollave të kuqe në trupin e atletëve në Rio 2016

2016/08/boximage-1.jpg

Një numër sportistësh që po garojnë në Lojërat Olimpike kanë bërë që njerëzit të ngrenë pikëpyetje se përse kanë rrathë të kuq në lëkurë.

Kjo është parë në shpinë e notarit të famshëm amerikan, Michael Phelps si dhe te gjimnastja Alex Naddour.

Por kjo nuk ka të bëjmë me ndonjë teknikë të veçantë për sportistët amerikanë.

Rrathët e kuq në trup janë shenjë e një trajtimi mjekësore tradicional kinez, i njohur si “kupat”.

Atletët e përdorin për të lehtësuar dhimbjen dhe për të ndihmuar në rikuperimin fizik.

Kjo praktikë njihet prej 3 mijë vitesh, edhe pse shumë ekspertë thonë se nuk është një trajtim i provuar mjekësor.

Procedura nuk shkakton dhimbje.

Njollat e kuqe formohen pasi gjaku tërhiqet në sipërfaqe, duke shpërthyer kapilarët e vegjël.

Praktikuesit e saj thonë se i ndihmon për një seri problemesh, duke nisur që nga dëmtimet e muskujve, lodhja e deri tek celuliti.

Sportistët po përdorin mjekësinë alternative për të rritur performancën e tyre pasi ky trajtim rrit qarkullimin e gjakut.

Ky trajtim të heq gjendje e keqe, dhimbjet muskulare, dhimbje të ndryshme, problem të lëkurës, përfshirë ekzemën dhe aknet. /Telegrafi/