Please enter at least 3 characters.

Zanetti: Icardi i lumtur te Interi, rinovimi i kontratës vjen në kohën e duhur  

2018/12/Icardi-Zanetti.jpg
271:"MILAN, ITALY - MAY 10: Mauro Icardi (L) of FC Inter Milan celebrates his goal with team-mate Javier Zanetti during the Serie A match between FC Internazionale Milano and SS Lazio at San Siro Stadium on May 10, 2014 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti ka siguruar se Mauro Icardi është shumë i lumtur dhe do të nënshkruajë kontratën e re në kohën më të përshtatshme.

Kapiteni i Nerazzurrëve është një nga sulmuesit më vdekjeprurës në Evropë dhe ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro në kontratën e tij e cila është e vlefshme për dy javët e para në korrik.

Klubi dëshiron të ngritë ose të heqë atë klauzolë në një marrëveshje të zgjatur, por deri tani nuk ka pasur asgjë konkrete.

Megjithatë, sipas Zanettit, kapiteni i tyre është i lumtur dhe rinovimi i tij me Interin do të vjen në kohën e duhur.

Icardi është kapiten dhe lider i Interit (Getty Images)

"Mauro është shumë i lumtur në Inter dhe ne jemi shumë të kënaqur me të", ka thënë fillimisht Zanetti për Tuttomercatoweb.

"Rinovimi do të vijë në kohën më të përshtatshme, ne të gjithë po presim për të".

"Ai është i rëndësishëm për ne në fushë dhe jashtë fushës, ai është kapiteni ynë dhe pika jonë e referimit".

Zanetti u pyet gjithashtu rreth trajnerit Luciano Spalletti, i cili është nën presion gjatë javëve të fundit, për të cilin gjithashtu tha se janë të lumtur me punën e tij. /Telegrafi/