Zakonet e çuditshme të qenve
Është normale të shikoni një qen që luan dhe hidhet në pisllëk, po ç’mund të themi kur fillon e ha atë? Zakonisht balta nuk tretet lehtë.
Pas studimit të saj u gjetën disa minerale të nevojshëm për qentë, të tipit kalium, zink, magnez dhe hekur.
Qentë e sëmurë hanë baltë si duket për të neutralizuar ushqimin e tyre. Megjithatë nëse kjo gjë kthehet në një zakon të ushqyeri për qenin tuaj kjo është diçka e rrezikshme, pasi balta ka parazitë dhe mund të ketë fekale.
Kjo mund të shikohet dhe një aspekt instiktiv. Për shembull kafshët e egra hanin feçet e të vegjëlve të tyre që të mbulonin gjurmët dhe të mos tërhiqnin predatorët.
Disa lepuj e kanë të nevojshme të hanë feçet e tyre pasi kanë disa baktere të dobishme për rrugët e tretjes.
Në mungesë të barit kafshët shtëpiake hanë bimët dhe lulet që keni mbjellë në shtëpi.
Mund të keni vënë re se ndonjëherë qeni juaj ka groposur ushqimin e tij. /Telegrafi/


