Please enter at least 3 characters.

Zaev: Kërkesat e opozitës shqiptare janë shumë ambicioze

2018/07/zoran-zaev.png

Pas deklarimit të zëvendës-kryeministrit për Çështje evropiane, Bujar Osmani, i cili në emisionin "Top Tema" tha se marrëveshja e Ohrit do të bëhet pjesë e Preambulës së Kushtetutës si pjesë e dokumenteve konstituive të shtetit, sot me qëndrim të kundërt doli kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Zaev tha se kjo çështje është mbyllur në vitin 2001, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zoran Zaev shprehi qëndrim negativ për kërkesat e opozitës shqiptare për amendamentet kushtetuese që i propozojnë, duke theksuar se në Maqedoni nuk ka nevojë të hapet kutia e pandroës.

Zaev shtoi se nuk pret bllokim të proceseve në Kuvend, posaçërisht nga OBRM-PDUKM-ja./Telegrafi/