"Një tjetër finale në Berlin pas asaj të vitit 2006? Të riktheheshim në Berlin për një tjetër finale, do të ishte emocion i jashtëzakonshëm. Unë në vitin 2006 isha 11-vjeç dhe mbaj mend që pas ndeshjes dola për të festuar”, u shpreh Zaccagni. /Telegrafi/
Zaccagni zbulon telefonatën që i bëri Del Piero: Duam edhe ne të shkojmë në Berlin
Mattia Zaccagni ka qenë hero i Italisë, duke shënuar një gol në minutën e tetë shtesë ndaj Kroacisë.
Me golin ndaj kroatëve, Zaccagni i siguroi Italisë një pikë që mjaftoi për të kaluar nga Grupi B si skuadra e dytë më e mirë nga ky grup.
Goli i sulmuesit të Lazios kishte ngjashmëri jashtëzakonisht të madhe me atë të legjendës italiane Alessandro Del Piero që shënoi në vitin 2006 ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës.
Heroi i të kaltërve, Zaccagni zbulon së fundmi edhe emocionet për atë gol të veçantë ndërsa zbuloi se e kishte telefonuar edhe një legjendë si Alex Del Piero.
“Më telefonoi edhe Del Piero, ishte shumë i lumtur për mua. Më tha që të vazhdoja në këtë rrugë. Kur e godita topin nuk u mendova dy herë, ishte topi perfekt për të tentuar golin".
"Edhe Spalletti u afrua shpejt për të festuar më përqafoi dhe më puthi. Për ne ishte shumë e rëndësishme që ta kalonim grupin si vend i dytë, ishte një mbrëmje madhështore që do ta mbaj mend për gjithë jetën".


