Zabërgjës nuk i intereson suspendimi
“Nuk dua fare që të merrem me këtë punë”, ka thënë Zabërgja për gazetën Arena.
Nga burime të gazetës brenda këtij klubi, mësohet se Enisi nuk dëshiron që edhe më tutje të luajë për këtë ekip teksa për këtë arsye nuk është duke e dhënë maksimumin.
Ky i fundit në këtë kampionat ka kontribuuar me tre gola për Hajvalinë, ndërkohë që ka bërë edhe shtatë asistime. Ai ka kontratë me Hajvalinë deri në qershor të vitit të ardhshëm, por paratë e kontratës i ka marrë vetëm për gjashtë muaj.
Enis Zabëgja gjatë karrierës së tij ka luajtur për Kosovën e Vushtrrisë, Trepçën ’89, Trepçën, Hysin dhe tashmë Hajvalinë. Me skuadrën e Hysit, i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin e Kosovës derisa që në vitin 2009, është shpallur shënuesi më i mirë në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/


