Please enter at least 3 characters.

Young Zerka lanson këngën e re "Çika Çika"

2023/08/Screenshot_20-3.png

Këngëtari i njohur shqiptar, Young Zerka, ka prezantuar sot (e mërkurë) projektin e ri muzikor.

“Çika Çika” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet artisti në bashkëpunim me Alandy, i cili është përkujdesur edhe për producimin.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga është ritmike dhe pikërisht për këtë periudhë vere, e që besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Zerkës.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti ka sjell disa këngë gjatë kësaj kohe përfshirë: “Lali” me Fifin, “Mama” me Elinel si dhe “Sikur ta dije” me Altin Shirën.

Young Zerka po vazhdon të jetë mjaft i angazhuar edhe nëpër mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/