Please enter at least 3 characters.

Yllka Kuqi publikon një fotografi krah Dafina Zeqirit të realizuar tetë vite më parë - sa kanë ndryshuar artistet e famshme?

2020/12/collage-1-10-scaled.jpg

Një pjesë e mirë e estradës shqiptare thuajse kanë raporte të mira me njëri-tjetrin.

Kjo duket se vlen edhe për këngëtaret Yllka Kuqi dhe Dafina Zeqiri, të cilat ruajnë një marrëdhënie të mirë prej disa vitesh.

Së fundmi, ka qenë Yllka ajo e cila ka ndarë një fotografi në InstaStory ku shfaqet përkrah artistes Zeqiri.

Yllka Kuqi dhe Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Imazhi i tyre siç shihet u realizua para tetë vitesh dhe në këtë vërehet dukshëm ndryshimi i këtyre artisteve.

Yllka një bionde si përherë, ndërsa Dafina shfaqet me stilin unik me flokë të shkurtra që i mbante dikur.

“Tetë vite më parë”, ka shkruar ajo.

Foto: Collage

Sidoqoftë, përgjatë viteve të dy artistet kanë krijuar këngë të suksesshme e hite të shumta si dhe kanë mbledhur fansa gjithandej trojeve shqiptare. /Telegrafi/