Please enter at least 3 characters.

Ylli i ri i ri i Spanjës i përgjigjet "akuzave" të çuditshme nga fansat shkaku i syve të tij: Nuk marr drogë, kështu kam lindur

Dean Huijsen është një nga zbulimet e sezonit në futbollin evropian, teksa mbrojtësi i ri po shkëlqen me fanellën e Bournemouthit, gjë që i ka dhënë një ftesë në Kombëtaren e Spanjë. 

Mbrojtësi 19-vjeçar me origjinë nga Holanda bëri debutimin e tij për ‘Furinë e Kuqe’ në çerekfinalen e Ligës së Kombeve kundër vendit të tij, por pamja e syve të tij shkaktoi komente interesante në rrjetet sociale.

Fansat bënin shaka se ai dukej sikur kishte përdorur marihuanë, e gjitha kjo për shkak të pamjes së syve të tij, të cilët ishin të varur.

Huijsen foli javën e kaluar me krijuesin anglez të përmbajtjeve të mediave sociale PapaPincus dhe gjatë bisedës ai iu përgjigj këtyre akuzave humoristike për përdorimin e drogës.

“Është një pyetje e rastësishme dhe me siguri nuk e prisni, por duket sikur po trajtoheni me marihuanë mjekësore”, e pyeti anglezi Huijsenin, i cili nuk mundi të mos qeshte.

"Në thelb, për të gjithë ata që shikojnë, do t'ju them - unë kam sy të përgjumur. E kam trashëguar nga mamaja ime. Mamaja ime ka sy të përgjumur. Unë nuk marr drogë. Më falni, por nuk marr drogë. Nuk na lejohet të përdorim marihuanë, sepse atëherë testet e dopingut do të ishin pozitive. Pra, nuk marr drogë", deklaroi talenti.

Huijsen është një nga mbrojtësit më të mirë të Ligës Premier këtë sezon dhe po shkëlqen me fanellën e Bournemouth, e cila po lufton për një vend në katër skuadrat e para në renditje dhe rrjedhimisht edhe për një vend në Ligën e Kampionëve.

Huijsen ka luajtur 23 ndeshje dhe shënoi dy gola prej se mbërriti në Bournemouth verën e kaluar nga Juventusi, që e shiti për 15 milionë euro. /Telegrafi/