Please enter at least 3 characters.

Ylli i Juventusit, Miralem Pjanic argëtohet me këngën e Dhurata Dorës dhe Soolking

2019/05/sekondo-e1559112600501.jpg
303:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 19: Miralem Pjani? of Juventus attends a press conference ahead of their UEFA Champions League Round of 16 first leg match between Atletico de Madrid and Juventus at Wanda Metropolitano stadium on February 19, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Kënga "Zemër" e këngëtares Dhurata Dora dhe reperit Soolking ka marrë pëlqyeshmëri të madhe jo vetëm në trojet shqiptare.

Për disa javë, kënga qëndroi lartë në top listat muzikore në Francë dhe Algjeri, por edhe në shtete tjera.

"Zemër" renditet si një ndër këngët më trendi edhe në rrjetin social Instagram, ku njerëzit shpesh mund të publikojnë video duke kërcyer nën ritmet e kësaj kënge.

Së fundmi, ka qenë ylli i Juventusit, lojtari Miralem Pjanic, ai i cili ka publikuarn ë InstaStory një video, ku ka treguar po shijon tingujt e kësaj kënge.

https://www.dailymotion.com/video/x74f6yq

Bëhet fjalë për një video të realizuar në ambientet luksoze, në të cilat futbollisti po kalon disa ditë të mira pushimi, teksa duket se ka zgjedhur muzikën shqiptare për t'u relaksuar.

I njëjti ka filluar edhe ta ndjekë këngëtaren bukuroshe në rrjetin social Instagram.

Kjo vërteton se kënga e dyshes është pritur shumë mirë nga dëgjuesit edhe në rrafshin ndërkombëtar, dhe këtë e vërtetojnë edhe shifrat e larta të klikimeve në kanalin YouTube. /Telegrafi/