Please enter at least 3 characters.

Ylli i "Game of Thrones", Sophie Turner bëhet nënë për herë të parë

2020/07/GettyImages-1200615913-e1595874483538.jpg
216:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - JANUARY 19: Sophie Turner attends the 26th Annual Screen Actors Guild Awards at The Shrine Auditorium on January 19, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)
12:"Getty Images

Sophie Turner ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Joe Jonas.

Ylli i “Game of Thrones”, 24-vjeçare ka lindur të mërkurën e javës së kaluar në një spital në Los Angeles, sipas TMZ.

Besohet se çifti - të cilët nuk kanë bërë ende një koment publik mbi lajmet - janë prindërit krenarë të një vajze që e kanë emëruar Willa.

Sophie Turner dhe Joe Jonas (Foto: Getty Images/Guliver)

Lajmi i gëzueshëm vjen menjëherë pasi një burim i tha Entertainment Tonightse Sophie ‘mezi po pret’ të bëhet nënë’.

“Joe dhe Sophie janë të ngazëllyer që po bëhen prindër dhe kanë qenë duke shijuar procesin e përgatitjes për fëmijën e tyre”, theksoi burimi.

“Sophie dhe Joe janë përpjekur të qëndrojnë gjithashtu aktiv duke ecur dhe shëtitur”, vazhdoi më tej burimi.

Joe Jonas dhe Sophie Turner (Foto: MEGA)

Të njëjtit filluan së pari të takohen në vitin 2016, në 2017 e zyrtarizuan lidhjen në Instagram, kur aktorja ndau një imazh të këngëtarit duke pirë cigare në një varkë në Miami.

Ata u fejuan në tetor të vitit 2017 dhe u martuan më 1 maj të vitit 2019 në një ceremoni private në Las Vegas. /Telegrafi/

Sophie Turner (Foto: Getty Images/Guliver)