Ylli do të përpiqet ta befasojë edhe Bashkimin
11/02/2015
Ndeshja ndërmjet Yllit e Bashkimit do të zhvillohet në Therandë dhe i takon ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kosovës në Basketboll, e njohur si ‘IPKO Kupa’.
Golden Eagle Ylli në Superligë të Kosovës ka një seri prej pesë fitoresh. Së fundi Ylli e mposhti Pejën.
Në faqen zyrtare të klubit therandas, është bërë me dije se edhe në këtë ndeshje do të jetë një atmosferë e madhe në palestër, ku synojnë fitoren ndaj Bashkimit.
“Nuk ka se si të jetë ndryshe, përveç se një spektakël i vërtetë, sepse skuadra jonë është maksimalisht e motivuar pas fitores në ndeshjen kundër Pejës”, thuhet në faqen zyrtare të Golden Eagle Yllit në Facebook. /Koha/Telegrafi/


