Xhuli i kundërpërgjigjet reagimeve të djeshme mbi përdorimin e telefonit gjatë vozitjes
Xhuli Nura siç duket ka marrë reagime të shumta për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, gjatë videos ku shpalosi një incident që i kishte ndodhur me qenushin e saj në një qendër tregtare.
Modelja shqiptare ishte duke vozitur gjatë kohës kur po tregonte përvojën e saj të hidhur.
E duke iu kundërpërgjigjur reagimeve për këtë, Xhuli përmes një video tjetër në Instagram, iu shpreh ndjekësve se nuk duhet shqetësohen.
This browser does not support the video element.
“Vetëm dua t’ju them se unë e kam një vend se ku e mbaj telefonin, [në veturë] kështu që nuk e mbaj në dorë. Gjithmonë duart i kam në timon. Të paktën njërën dorë gjithmonë në timon”, u shpreh ish-banorja e BBVK-s, përmes videos sqaruese.
“Unë jam aq e aftë edhe me navigu edhe me folë edhe me e vozit makinën. Kështu që mos ma ‘bani’ gajle”, deklaroi mes tjerash modelja e njohur shqiptare. /Telegrafi/


