Please enter at least 3 characters.

Xhensila Myrtezaj zbulon se po vjen në bashkëpunim me Varrosin

2023/08/Screenshot_1-27.png

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, që një kohë po punon për një projekt të ri muzikor.

Ajo së fundmi ka zbuluar se po vjen në bashkëpunim me reperin e grupit “O.T.R”, Varrosin.

E njëjta ka hedhur një postim në Instagram, përmes të cilit ka treguar pak edhe nga prapaskenat e klipit.

“Së shpejti. Pina Pina”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Të shumta qenë reagimet në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit, të cilët mezi po presin për këtë bashkëpunim.

Ky është dueti i tyre i parë, i cili besohet se do të pëlqehet nga publiku, pavarësisht zhanreve të tyre të ndryshme.

Ata vazhdojnë të jenë shumë të pëlqyer nga publiku dhe të angazhuar me koncerte. /Telegrafi/