Please enter at least 3 characters.

Xheneta Fetahu mahnit me linjat e përkryera duke sjellë poza në bikini

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu ka mahnitur fansat me një seri imazhesh të reja nga pushimet e saj verore.

Ajo ka publikuar disa fotografi duke shijuar diellin, ndërsa nuk kanë munguar as pozat në bikini.

Xheneta u shfaq me bikini ngjyrë rozë në të kuqe, të cilat i nënvizonin linjat e saj trupore të përkryera dhe barkun e sheshtë, duke i dhënë fotografive një elegancë dhe freski të veçantë.

Çdo pozë e saj duket e kuruar me kujdes, ndërsa Xheneta tregon se di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen dhe të lërë një gjurmë të paharrueshme.

Fansat nuk kanë ngurruar të komentojnë, duke e komplimentuar atë.

“Një cope parajse”, shkroi ajo në postimin e saj. /Telegrafi/