Please enter at least 3 characters.

Xhemaili: Na duhet ndeshje e përkryer dhe të japim 150 për qind nga vetja

2018/06/GettyImages-977133918.jpg
274:"ROSTOV-ON-DON, RUSSIA - JUNE 17: Fernandinho is tackled by Blerim Dzemaili of Switzerland during the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Brazil and Switzerland at Rostov Arena on June 17, 2018 in Rostov-on-Don, Russia. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i kombëtares së Zvicrës, Blerim Xhemaili, ka thënë se ndeshja ndaj Serbisë është ndeshja më e vështirë e fazës grupore.

Xhemaili i cili performoi ndaj Brazilit, por që nuk pati imapkt në sulm, ka përkufizuar Serbinë si një ekip të fortë fizik.

Ai madje cilëson serbët si ekipin më të rrezikshëm nga goditjet e dënimit në këtë Botëror.

"Është ndeshja më e vështirë e fazës grupore, jo vetëm pse është e dyta, por mund të jetë edhe vendimtare për kualifikim".

Foto: Getty Images

"Serbët janë fizikisht shumë të fortë dhe kanë Maticin, Kolarovin e Milinkovic - Savicin, tri top lojtarë".

"Nga gjuajtjet e lira Serbia është ekipi më i rrezikshëm në Botëror. Serbët janë të uritur dhe krenarë. Ne duhet të luajmë një ndeshje të përkryer dhe të japim 150 për qind", u shpreh Xhemaili për Blick.

Zvicra përballet ndaj Serbisë nga ora 20:00 në Kaliningrad. /Telegrafi/