Please enter at least 3 characters.

Xhaka zëvendëson Schweinsteigerin te Bayerni?

2016/01/xhaka-z-euml-vend-euml-son-schweinsteigerin-te-bayerni_hd.jpg

Mediat gjermane kanë shtuar spekulimet për një lëvizje të mesfushorit kosovar me pasaportë zvicerane drejt kampionit të Bundesligës. Ai shihet si një nga lojtarët që mund të zëvendësojë Schweinsteigerin, i cili nga dje është lojtar i Manchester United.

Por klubi aktual i Xhakës, Borussia Monchengladbachut, nuk e ka në plan të heq dorë nga shërbimet e lojtarit. Kështu shprehet drejtori sportiv i klubit, Max Eberl.

“Graniti këtë verë nuk do të shkojë te Bayern. Lojtarët e vetëm që do të largohen nga skuadra janë Peniel Mlapa dhe Amin Younes. Graniti mbetet me ne dhe këtu nuk ka aspak dyshime”, ka thënë Eberl për BILD. /Telegrafi/