Please enter at least 3 characters.

Xhaka i kënaqur me paraqitjen e Arsenalit, por jo me rezultatin

2016/10/CukOP5BWIAQEKcp.jpg

Arsenali ka barazuar ndaj Middlesbrough me rezultat 0-0.

Por, një seri fitoresh ka ardhur barazimi, i cili e mban Arsenalin në pozitat e para në tabelë.

Në këtë takim nuk luajti Granit Xhaka për shkak të suspendimit, por mesfushori shqiptar u shpreh i kënaqur me paraqitjen e bashkëlojtarëve të tij, por jo dhe me rezultatin.

“Fatkeqësisht sot morëm vetëm një pikë. Djelmoshat dhanë maksimumin e tyre dhe luftuan shumë. Tani është kohë që të fokusohemi në ndeshjen e radhës”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale. /Telegrafi/