Please enter at least 3 characters.

"Xhaka është lojtari më i mirë që ka luajtur për Sunderland" - postimi i tifozit që u bë viral pasi e lavdëroi mesfushorin

Granit Xhaka po lë gjurmë të forta te Sunderland këtë sezon, duke u konfirmuar si një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

Sipas tifozit Dean Hudson, i cili e ndjek klubin që nga mosha tetë vjeçare, Xhaka është lojtari më i mirë që ka luajtur te Sunderland.

“Që kur kam qenë rreth 8 vjeç e ndjek Sunderlandin, mendoj se Granit Xhaka është lojtari më i mirë që ka luajtur për klubin në jetën time. Tre asistet e tij kanë vlejtur shtatë pikë për Sunderland”, ka shkruar ai.

Ky postim ka arritur të marrë mbi 1.2 milion shikime në rrjetet sociale, duke reflektuar vlerësimin e madh të tifozëve për mesfushorin me origjinë shqiptare.


Xhaka ka qenë vendimtar në ndeshjet kyçe të Sunderland këtë sezon:

  • 🅰️ Asist për golin e fitores kundër Brentford, që i dha ekipit tre pikë të rëndësishme.
  • 🅰️ Asist për golin e barazimit kundër Aston Villa, duke siguruar një pikë të vlefshme.
  • 🅰️ Asist për golin e fitores kundër Nottingham Forest, duke mbajtur Sunderland në garë për pozitë të lartë në tabelë.


Në total, Sunderland ka regjistruar 3 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje, duke befasuar shumë tifozë dhe analistë sportivë me fillimin e fortë të sezonit.

Përveç ndikimit të tij në fushë, Xhaka është zgjedhur kapiten i skuadrës, duke treguar lidership dhe përvojë, që frymëzon shokët e tij të skuadrës.


Fansat e Sunderland janë duke e përshkruar Xhakën si zemrën dhe shpirtin e ekipit, ndërsa ndikimi i tij duket se po vazhdon të jetë vendimtar në çdo ndeshje. /Telegrafi/