Please enter at least 3 characters.

Wolverhamptoni vazhdon në gjysmëfinale të FA Cup, eliminon Unitedin

2019/03/Raul-Jimenez.jpg
308:"WOLVERHAMPTON, ENGLAND - MARCH 16: Raul Jimenez of Wolverhampton Wanderers celebrates after scoring his team's first goal during the FA Cup Quarter Final match between Wolverhampton Wanderers and Manchester United at Molineux on March 16, 2019 in Wolverhampton, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Wolverhampton Wanderers ka befasuar Manchester Unitedin duke e eliminuar nga çerekfinalja e FA Cup pasi arritën fitore me rezultat 2-1 në stadiumin Molineux.

Djajtë e Kuq mbajtën topin më shumë, por dështuan të jenë konkretë para portës kundërshtare.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishin vendasit, të cilët rrezikuan me anë të Diogo Jotas (43'), por Sergio Romero bëri një pritje të mirë dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Wolves e filloi mirë pjesën e dytë dhe pas disa rasteve arrin dhe golin me anë të Raul Jimenez (70'), ndërsa pas gjashtë minutash shënoi edhe Jota.

Në minutat e mbetur Djajtë e Kuq tentuan golin, por atë e arrin vetëm vetëm në minutën e fundit të ndeshjes nëpërmjet Marcus Rashford, që në fund vlejti vetëm për statistika.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Kundërshtari i Wolverhamptonit në gjysmëfinale do të mësohet pas shorit, ndërsa për fazën tjetër janë kualifikuar edhe Man City e Watforidi.

Çerekfinalja e mbetur është ajo mes Millwall-Brightonit. /Telegrafi/