Please enter at least 3 characters.

Wolverhampton rikthen interesimin për Lindelof

2019/04/VictorLindleof-e1556546847922.jpg
331:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 10: Victor Lindelof of Manchester United speaks with Ole Gunnar Solskjaer, Manager of Manchester United after the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Manchester United and FC Barcelona at Old Trafford on April 10, 2019 in Manchester, England. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Victor Lindelof është një prej futbollistëve, të cilët mund të largohen nga Manchester Unitedi në afatin kalimtar veror.

Ndërsa Wolverhampton Wanderers pritet të rikthejnë interesimin për mbrojtësin suedez - bën të ditur TEAMtalk.

24-vjeçari ishte kërkuar në Molineux verën e kaluar, ndërsa Wolves do t'i kërkojnë sërish shërbimet e tij kur të hapet afati i ri kalimtar.

Lindelof është pjesë e Djajve të Kuq nga viti 2017 kur u transferua nga klubi portugez, Benfica.

Në ndërkohë, Unitedi pritet të bëjë ndryshime të mëdha në sezonin e ardhshëm, prandaj shumë lojtarë do të largohen dhe disa të tjerë do të blihen. /Telegrafi/