Please enter at least 3 characters.

Willian nuk beson se do të qëndrojë te Chelsea, por është i hapur për kontratë afatshkurtër

2020/05/WillianChelsea-2.jpg
279:"COBHAM, ENGLAND - FEBRUARY 24: Willian of Chelsea walks out ahead of a training session ahead of their UEFA Champions League Round of 16 first leg match against Bayern Munich at Chelsea Training Ground on February 24, 2020 in Cobham, England. (Photo by Alex Burstow/Getty Images)
12:"Getty Images

Willian është i hapur që të nënshkruajë një marrëveshje të përkohshme, e cila do ta mbante te Chelsea edhe pas 30 qershorit kur i skadon kontrata, ndërsa qëndrimi afatgjatë te klubi është në dyshim.

Blutë nuk janë shumë të interesuar që t’ia rinovojnë kontratën 31-vjeçarit, të cilin duan ta transferojnë si lojtar të lirë Arsenali dhe Tottenham Hotspur.

Chelsea ka edhe një muaj për të arritur marrëveshje me brazilianin, ndërkohë që pritet rikthimi i Ligës Premier gjatë muajit të ardhshëm.

(Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Skuadra e Frank Lampard ka edhe nëntë ndeshje për të zhvilluar në kampionatin anglez dhe tri ndeshje potenciale në Kupën FA, ku ka arritur në çerekfinale.

Udhëzimet e FIFA-s i kanë inkurajuar klubet dhe lojtarët për arritjen e marrëveshjeve të përkohshme, mirëpo dy palët akoma nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

“Është situatë e vështirë, sepse Chelsea më ka ofruar kontratë dyvjeçare dhe nuk do ta ndryshojnë ofertën e tyre. Unë kam kërkuar edhe tri vite të tjera”, ka deklaruar Willian për Esporte Interativo.

Anësori ka thënë se nuk e di nëse është i mundur qëndrimi, porse ai dëshiron të vazhdojë të punojë dhe t’i ndihmojë skuadrës që t’i fitojë ndeshjet e mbetura të sezonit. /Telegrafi/