Please enter at least 3 characters.

Wilder: Rimeçi ndaj Furyt dhe dueli madh ndaj Joshuas, do të ndodhin

2019/05/WildeerDeontay-2.jpg
224:"NEW YORK, NEW YORK - MAY 18: Deontay Wilder looks on before facing Dominic Breazeale during their bout for Wilder's WBC heavyweight title at Barclays Center on May 18, 2019 in New York City. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas triumfit të Deontay Wilder ndaj Dominic Breazeale, nuk mund të mungonte interesimi për duelin e shumëpritur kundër kampionit të unifikuar, Anthony Joshua dhe rimeçit me Tyson Fury, i vetmi që ka arritur t'i nxjerrë barazim kampionit të WBC-së.

Boksieri amerikan e mbrojti titullin duke e nokautuar kundërshtarin që në raundin e parë dhe ky ishte një mesazh i frikshëm për rivalët e tij.

Anthony Joshua (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

"E kuptoj se çfarë ka bërë Tyson Fury. Kur rrëzohesh në atë mënyrë dhe nuk e di si ke rënë dhe si je ngritur, e kuptoj se duhet ta marrësh veten".

"Këtë e bëri ai (Fury). Mirëpo dueli do të ndodhë. Rimeçi do të ndodhë", ka thënë Wilder në lidhje me Tyson, me të cilin u ndanë baras në duelin për titullin e WBC-së, edhe pse amerikani e rrëzoi dy herë.

Meçi mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder përfundoi baras (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

"Të gjitha duelet e mëdha do të ndodhin. E di se shumëkush dëshiron të dijë se kur do të ndodhë meçi me Joshuan. E mira është se të gjitha këto përballje janë duke u biseduar. Asnjë derë nuk është e mbyllur", ka theksuar kampioni i pamposhtur i WBC-së. /Telegrafi/