Please enter at least 3 characters.

Wilder ka rrezikuar shumë me rimeçin ndaj Ortiz

2019/11/DeontayWildermatjeortiz.jpg
344:"LAS VEGAS, NEVADA - NOVEMBER 22: WBC heavyweight champion Deontay Wilder poses on the scale during his official weigh-in at MGM Grand Garden Arena on November 22, 2019 in Las Vegas, Nevada. Wilder will defend his title against Luis Ortiz in a rematch on November 23 at MGM Grand Garden Arena in Las Vegas. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)
12:"Getty Images

Ekspertët e boksit thonë se Deontay Wilder ka ndërmarrë një rrezik të madh me vendimin që ta zhvillojë rimeçin ndaj Luis Ortiz, kur për diçka të tillë nuk detyrohej me kontratë.

Kampioni i WBC-së u ndesh me boksierin kubanez në mars të vitit 2018, ndërsa arriti t'i shpëtonte nokautit në raundin e shtatë në Barclays Center të Brooklynit, kur ishte në moment shumë të vështirë dhe për pak sa nuk u nokautua nga kundërshtari i tij.

Porse për të mos lënë asgjë pezull, si një kampion i vërtetë, Wilder vendosi t'ia jepte një shans tjetër Ortizit, ndaj të cilit në orët e hershme të të dielës e zhvillon rimeçin në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit.

Deontay Wilder dhe Luis Ortiz (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Shumëkush mendon se kampioni i WBC-së e ka vënë në rrezik titullin e tij, duke qenë se në duelin e parë ndoshta arriti të shpëtonte me pakëz fat duke qëndruar në këmbë dhe duke arritur më pas që ta fitonte duelin.

Por, pikërisht kjo është arsyeja, Wilder nuk dëshiron të lë asnjë dyshim. Nuk dëshiron që të flitet se e fitoi një kundërshtar me fat. Ai planifikon të hyjë në ring dhe ta mposhtë përsëri Luis Ortizin duke e mbrojtur titullin dhe duke vazhduar të mbetet i pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda. Por, pritet të shihet se a do t'ia arrijë qëllimit. /Telegrafi/