Please enter at least 3 characters.

Wilder deklaroi se nuk do të ketë mëshirë, Ortiz ishte fjalëpakë

2019/11/DeontayOrtiz-1-e1574520715303.jpg
350:"LAS VEGAS, NEVADA - NOVEMBER 22: WBC heavyweight champion Deontay Wilder (L) and Luis Ortiz face off during their official weigh-in at MGM Grand Garden Arena on November 22, 2019 in Las Vegas, Nevada. Wilder will defend his title against Ortiz in a rematch on November 23 at MGM Grand Garden Arena in Las Vegas. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)
12:"Getty Images

Deontay Wilder ka thënë se nuk do të ketë mëshirë për Luis Ortizin, përkundër se është mahnitur nga figura trupore e boksierit kubanez para rimeçit të tyre për titullin WBC.

Kampioni botëror në kategorinë e peshave të rënda peshonte 99.5 kilogramë në matjet zyrtare para duelit në MGM Grand të Las Vegasit, ndërsa kundërshtari i tij peshonte 107.2 kilogramë.

Boksieri amerikan e mposhti rivalin e tij 40-vjeçar në mars të vitit 2018, mirëpo ia ofroi edhe një mundësi për rimeç, duke qenë se kubanezi rrezikoi ta nokautonte kampionin gjatë meçit të parë.

Deontay Wilder dhe Luis Ortiz (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

"Ai e di se çfarë do të ndodhë kësaj radhe, ai e di se çfarë ndodhi herën e parë dhe çfarë do të ndodhë herën e dytë. Megjithatë, dukej mirë".

"Të shtunën mbrëma (mëngjesin e të dielës me kohën tonë), nuk do të kem mëshirë për të kur të jem i gatshëm ta bëj atë që bëj. E dimë se çfarë po vjen, por nuk e dimë se kur do të vijë".

"Kur të ndodhë, goditje, natën e mirë! Mos i mbyllni sytë në asnjë çast, do të jetë duel i mahnitshëm", ka deklaruar Wilder pas matjeve, citon Sky Sports.

Nga ana tjetër, Ortiz ishte fjalëpakë: "Nesër është nata jonë, jam i gatshëm". /Telegrafi/