Please enter at least 3 characters.

Wenger: Gjithmonë do të jem tifoz i Arsenalit

2018/05/arsenewenger-1.jpg
255:"LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 23: Manager of Arsenal, Arsene Wenger reacts during the Capital One Cup Third Round match between Arsenal and Southampton at the Emirates Stadium on September 23, 2014 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Këtë fundjavë, Arsene Wenger e ka drejtuar Arsenalin në ndeshjen e fundit në shtëpi dhe natyrisht se ka qenë një ndeshje plot emocione për strategun francez.

Pasi të mbyllet sezoni, 68-vjeçari do të largohet nga posti i trajnerit të Topçinjve, ku qëndroi plot 22 vite.

Skuadra ia bëri një dhuratë të mirë në ndeshjen e fundit si vendas duke e mposhtur Burnleyn me rezultat 5-0.

(Foto: Getty Images)

"Mendoj se është mirë që të mos flas publikisht për trajnerin e ri, sepse nuk jam i përfshirë në këtë gjë. Nuk dua t'i bëj presion klubit për të zgjidhur këtë ose atë... - sepse nuk dua të kem të bëjë me këtë".

"Mendoj se ai do ta trashëgojë një skuadër që është shumë më e mirë sesa e mendojnë njerëzit. Jam i bindur se bashkimi i kësaj skuadre është shumë i veçantë dhe me lojtarët e rinj të duhur, ky ekip do të sfidojë në sezonin e ardhshëm".

"Gjithmonë do të jem një tifoz i Arsenalit. Kjo është ajo që na bashkon në secilën qelizë të trupit, këto ëndrra dhe shqetësime".

"Gjëja pozitive e të qenit tifoz pasi të largohem është se mund t'i bërtas trajnerit të ardhshëm!", ka thënë Wenger.

(Foto: Getty Images)

Gjatë kohës si trajner i Arsenalit, Wenger ka fituar tre tituj të ligës Premier dhe rekord prej shtatë trofesh të Kupës FA. /Telegrafi/