Please enter at least 3 characters.

Wanda Nara prezanton motrën në një pozë të përbashkët me veshje transparente

2020/12/ZAira2-e1609089603843.jpg

Wanda Nara është padyshim një prej partnereve më të ndjekura në botën e futbollit.

Ajo numëron mbi 7.3 milionë ndjekës, të cilët vazhdimisht e kanë mundësinë të shohin imazhe atraktive të biondes së famshme.

Gruaja e Mauro Icardit nuk heziton të shpërndajë fotografi që ngacmojnë imagjinatën. Pozat me të brendshme dhe ku shfaqet e zhveshur tërheqin interesim të madh ndër ndjekësit e saj.

(Foto: Instagram/wanda_icardi)

Së fundmi, ajo e ka sjellë edhe një fotografi të përbashkët me motrën, me të cilën kanë pozuar me rroba të tejdukshme.

(Foto: Instagram/wanda_icardi)

“Ajo është motra ime, shoqja ime më e mirë, shoqja ime e shpirtit dhe pjesa më e mirë e imja”, shkruan përkrah fotografisë së shpërndarë në Instagram.

Zaira Nara është një modele dhe prezantuese e njohur në Argjentinë, e cila numëron mbi katër milionë ndjekës në Instagram. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/zaira.nara)

(Foto: Instagram/wanda_icardi)