Please enter at least 3 characters.

Wahlberg në një tjetër film aksion në rolin e një agjenti sekret

2018/07/wahlbeg-e1532800558797.jpg
109:"Mark Wahlberg, as Ground Branch officer Jimmy Silva, and Iko Uwais, as Li Noor, star in the STXfilms MILE 22.
20:"Courtesy of STXfilms

Mark Wahlberg do të luajë në një tjetër film të kolegut të tij, Peter Berg. Në filmin "Mile 22", ai do të paraqitet në rolin e agjentit special të CIA-s.

Aktori do ta portretizojë rolin e James Silva, i cili së bashku me një ekip agjentësh sekretë duhet ta transportojnë në një vend të sigurt një person me informacione shumë të rëndësishme.

Në këtë rrugëtim, do të përballet me policinë e korruptuar, udhëheqësit kriminale dhe banorët lokalë të armatosur.

Krahas tij, në ekipin e aktorëve luan edhe John Malkovich, aktorja dhe filmbërësja me origjinë kroate, e njohur nga seriali "The Walking Dead", Lauren Cohan, karizmatiku Iko Uwais, si edhe ish-kampionia e MMA, Ronda Rousey.

Paraqitija finale e shkurtër e "Mile 22" është publikuar para disa ditësh, ndërsa bazuar në skenat e publikuara, pritet të jetë një film i mirë aksion.

Lea Carpenter dhe Graham Roland e kanë shkruar skenarin e këtij filmi.

Ndërkaq, filmi i ri do të nisë shfaqjen nëpër kinema me 17 gusht të këtij viti. /Telegrafi/