Please enter at least 3 characters.

VV, LDK dhe Alternativa e lëshojnë sallën, Hoti thotë se Kosova po ballafaqohet me fatkeqësi

2017/09/hoti.jpg

Lëvizja Vetëvendosje, LDK dhe Alternativa, kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, në momentin kur Ramush Haradinaj doli para deputetëve që të propozojë përbërjen e Qeverisë.

Avdullah Hoti në një prononcim për media ka thënë se Qeveria Haradinaj është fatkeqësia më e madhe që mund t’i ndodh Kosovës, duke mbyll mundësinë e debatit. Ai tha se koalicioni PDK-AAK-NISMA, bashkë me AKR-në janë duke iu bindur Listës Serbe. Hoti po ashtu përsëriti se do të kërkojmë një seancë të jashtëzakonshme për debat të ekspozeut të Ramush Haradinajt. /Telegrafi/