Please enter at least 3 characters.

Vuçiq pritet të shkarkojë ministrin, shkak incidenti me gazetaren (Video)

2016/01/vu-ccedil-iq-pritet-t-euml-shkarkoj-euml-ministrin-shkak-incidenti-me-gazetaren-video_hd.jpg

Pas komenteve drejtuar një gazetareje të radios “B92” gjatë një prononcimi live, Gashiç pritet të largohet nga qeveria, pavarësisht performancës së mirë, shkruajnë mediat serbe.

“Ne duhet t`i mbrojmë gratë në Serbi. Ky ishte një mesazh i keq për të gjitha gratë. Një ministër nuk mund t`ia lejojë vetes një gjë të tillë”, tha Vuçiç pas incidentit.

Kreu i qeverisë serbe u shpreh se ishte gjë e mirë që Gashiç kërkoi falje dhe u pendua, por kjo nuk mjafton.

“Unë kam një vajzë dhe nëse dikush do t’ia kishte thënë një gjë të tillë asaj, unë nuk do të kisha duruar dot”, citon “Kurir” kryeministrin serb.

Incidenti që do të çojë në shkarkimin e Gashiçit nga detyra ndodhi dje në Tërstenik.

Gjatë një prononcimi për mediat, një prej gazetareve u ul në gjunjë, për të mos i zënë pamjen kameramanit.

Por komenti i ministrit ishte i një karakteri seksist. “Sa më pëlqejnë gazetaret të cilat bien lehtë në gjunjë”, tha Gashiç.