")
Please enter at least 3 characters.

Vrasje në tentativë në Kçiq të Mitrovicës

2017/07/vrasje-revole-780x439.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Kçiq të Mitrovicës.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 20:20, ku raportohet se një person për shkaqe të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. /Telegrafi/