Please enter at least 3 characters.

Vranët dhe me fjolla të dobëta bore

2023/02/reshje-bore-ne-muajin-prill-foto-Ridvan-Slivova-18.jpg

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët, ndërkaq vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore, kryesisht në viset e larta.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s. /Telegrafi/