Please enter at least 3 characters.

Voziti me këmbë nëpër autostradë, nuk pranon se shkeli ligjin (Video)

2017/07/Voziti-me-këmbë-nëpër-autostradë-nuk-pranon-se-shkeli-ligjin-foto.jpg

I riu i paemëruar është filmuar nga shoku tij, teksa voziste veturën me këmbë nëpër një autostradë të Kinës.

Gjatë intervistës nga forcat e rendit, ai ka thënë se drejtoi timonin në këtë formë, sepse i duhej të kontrollonte diçka në telefon.

“Pranoj që pamjet janë të vërteta, por unë nuk e dija se kjo është e ndaluar”, ka thënë shoferi i ri, duke insistuar se rruga ishte e zbrazët

Rasti është nën hetime, ndërsa ai pritet që së shpejti të paraqitet para drejtësisë, për këtë veprim që nuk rekomandohet të imitohet nga askush. /Telegrafi/