Von der Leyen dhe Costa: Pamjet nga varrimi i Mlladiqit në Beograd ishin tronditëse
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, kanë reaguar pas varrimit të Ratko Mladiqit në Beograd, duke i cilësuar si tronditëse pamjet nga ceremonia, shkruan Telegrafi.
Të dy kanë publikuar reagimet e tyre në platformën X, duke theksuar se Mlladiq ishte një kriminel lufte i dënuar, përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
The images from Ratko Mladić’s funeral yesterday in Belgrade were shocking.
Ratko Mladić was a convicted war criminal. He was responsible for genocide, war crimes, and crimes against humanity. He died while serving a life sentence for the Srebrenica genocide and other crimes.…
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 8, 2026
“Pamjet nga varrimi i Ratko Mlladiqit dje në Beograd ishin tronditëse. Ratko Mlladiq ishte një kriminel lufte i dënuar. Ai ishte përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai vdiq duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera”, thuhet në reagimet e tyre.
The images from Ratko Mladić’s funeral yesterday in Belgrade were shocking.
Ratko Mladić was a convicted war criminal. He was responsible for genocide, war crimes, and crimes against humanity. He died while serving a life sentence for the Srebrenica genocide and other crimes.…
— António Costa (@eucopresident) September 8, 2026
Von der Leyen dhe Costa kanë kritikuar edhe elementet e mbështetjes zyrtare dhe praninë e disa zyrtarëve të lartë serbë në varrim.
“Elementet e mbështetjes zyrtare dhe prania e disa zyrtarëve të lartë serbë në varrim janë thellësisht për keqardhje. Ato dëshmojnë për një dështim për t’u përballur me një kapitull të errët të historisë së afërt të Evropës dhe bien ndesh me vlerat mbi të cilat mbështetet rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, thuhet më tej./Telegrafi/.


